Qendra e dytë e koronavirusit, Italia në karantinë. 366 të vdekur dhe 6387 të infektuar
16 milionë persona në Itali ndodhet në karantinë, teksa vendi po lufton kundër përhapjes së koronavirusit.
Deri më tani raportohet se 366 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të prekurve është 6375.
Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus.
Shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skive do të mbyllen tërësisht si dhe të gjitha ngjarjet publike do të anulohen, tha kryeministri Giuseppe Conte. Këto masa të jashtëzakonshme do të zgjasin deri më 3 prill.
Javën e kaluar, qeveria ka njoftuar për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për 10 ditë. Italia është vendi më i prekur në Europë nga virusi.