Qendra historike e Vlorës, 68 objekte të restauruara

Rikthimi në identitet i qendrës historike të Vlorës pritet të marrë fund në fillim të sezonit turistik të këti viti. Janë 68 objekte të cilat po i nënshtrohen restaurimit ndërsa për rregullimin e rrugëve dhe rrugicave do të jetë një periudhë e mëvonshme.

Në zonën historike është parashikur prishja e 40 objkteve të cilat kanë dëmtuar strukturën e kësaj qendre. Aktualisht nga bashkia e Vlorës janë prishur 35 objekte, pritet që 5 të tjera të prishen në ditët në vijim.

”Vazhdojnë punimet me ritme të larta për përfundimin e rikonstruksionit të objekteve të qendrës historike. Krahas punimeve të rikonstruksionit është duke u përfunduar faza e prishjeve të shtesave anësore dhe në lartë të objekteve. Rikonstruksioni i objekteve do të përfundojë brenda qershorit. Ndërkohe kemi edhe mobilim urban dhe rrjetin inxhinerik”,-tha Erion Hamataj Drejtor i Urbanistikës.

SHKARKO APP