Qendra për Çështjet eInformimit të Publikut flet për kallëzimet për krimet zgjedhore: Ja sa denoncime janë bërë në SPAK
Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP ka bërë një analizë të problemeve zgjedhore që përfunduan në prokurori.
Në analizën e INFOÇIP, vetëm subjekti i Partisë Demokratike, ka bërë 50 denoncime në SPAK.
Sipas këtij institucioni, një nga prokuroritë që ka më shumë çështje për të shqyrtuar në lidhje me abuzimet për zgjedhje është ajo e Lushnjës, ku regjistrohen 17 kallëzime.
“PD ka paraqitur në total 50 kallëzime të depozituara në SPAK dhe disa të tjera në prokuroritë e rretheve. PD ka kërkuar nisjen e hetimet për krimit e dyshuara. Një tjetër çështje që është çuar për hetim është për një rast në Durrës. Për 44 persona që pretendohet që janë përfshirë në një vepër penale. Rezulton se në SPAK janë depozituar kallëzime, për një numër prej 340 personash. Nga të dhënat e rakorduar, jemi duke folur për 400-500 emra që është kërkuar nga organet nisja e hetimeve. Ka raste kur një person është kallëzuar në 8 raste apo më shumë. Në Lushnjë rezulton që të ketë numrin më të madh të kallëzimeve. 17 kallëzime janë regjistruar në prokurorinë e Lushnjës, për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e dytë me numrin më të madh të kallëzimeve është ajo e Fierit.”, tha Gert Shella.