Qendra shëndetësore verore e Shëngjinit, Koçiu: 4 000 vizita mjekësore nga 1-10 gusht

Nga 1 qershori e deri më 10 gusht qendra shëndetësore verore e Shëngjinit ka realizuar rreth 4 000 vizita mjekësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi qendrën shëndetësore verore të Shëngjinit, ku pa nga afër shërbimin cilësor që u ofrohet pushuesve.
Koçiu tha se “një pjesë e madhe e vizitave janë kryer për turistët e huaj, të cilët kanë përfituar shërbime falas nga stafi ynë mjekësor”.
Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për punën e palodhur që mjekët bëjnë çdo ditë.
“Në qendrën shëndetësore verore të Shëngjinit janë kryer 150 vizita në ditë, të cilat janë përballuar shumë mirë”, tha një nga mjeket e qendrës shëndetësore.
Turistëve vendas e të huaj në të gjithë vendin iu ofrohet shërbim në 34 qendra shëndetësore verore. Qendrat shëndetësore janë të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator dhe janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil.
/k.s/a.f/

SHKARKO APP