Qendra ”Tiss” zhvillon aktivitetin: Të rinjtë me probleme “adovokojnë vetë”

Nga statistikat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, numri i fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të ndryshme neurozhvillimore, ka rritje nga viti në vit. Institucionet e shëndetit mendor si shtetërore ashtu edhe private, shprehin rëndësinë e vlerësimit dhe diagnostikimit të hershëm të problematikave zhvillimore tek fëmijët.

Rëndësia e aktiviteteve edukative, zhvillimore, sportive e kulturore për këta fëmijë është thelbësore. Pikërisht ky ka qenë edhe synimi i qendrës ”Tiss”, e cila ka zhvilluar një aktivitet të titulluar “Ne advokojmë vetë”. E mbështetur edhe nga Lëviz Albania, aktiviteti kishte në fokus fuqizimin e të rinjve me nevoja të veçanta për të njohur më mirë institucionet vendore, legjislative, për tu njohur me të drejtat e tyre dhe për tu trajnuar në mënyrë të tillë që të jenë vet të rinjtë që të kërkojnë të drejtat e tyre dhe nevojat pranë këtyre institucioneve.

Për drejtoreshën e qendrës Tiss, Anisa Dizdari, nëpërmjet aktiviteteve të tilla, ku fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta angazhohen në lojëra dhe komunikim me njëri-tjetrin, arrihet të mbushen edhe boshlleqet për të cilat ankohen prindërit, si lehtësira nga shteti per arsismimin e tyre në gjimnaz, mungesa e mësuesve mbështetës, apo përshirja e tyre në aktivitete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?