Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile: Do dërgojmë në Turqi 10 mjekë të specializuar për kërkimet nën rrënoja

Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në Shqipëri shprehu gatishmërinë e saj për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Përfaqësuesi i kësaj qendre Nebi Muçaj, në një deklaratë për mediat u shpreh se aktualisht presin të nisin drejt Turqisë një grup prej dhjetë peronash vullnetarë, në përbërjen e të cilit janë mjekë të specializuar për kërkimet poshtë rrënojave.

“Fatkeqësitë nuk kanë kufi, s’kanë ndarje, ne jemi të gjithë bashkë në mbështetje të bashkisë së Tiranës. Ne përgatitemi çdo ditë për të qenë pjesë e fatkeqësive. Aktualisht kemi menduar, kërkesat janë të shumta nga vullnetarët, si mjekë, infermierë dhe zjarrfikëse dhe ne kemi menduar një grup prej dhjetë peronash, të cilët janë mjekë për kërkimet nën rrënoja. Në të dyja vendet, nuk kemi paragjykim, me rëndësi që të jemi aty dhe të ndihmojmë. Ne jemi një pikë e vogël, por themi se do bëjmë një punë të madhe”, thanë përfaqësuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shprehen se ka shumë qytetarët që kanë dalë vullnetarë për të shkuar drejt Turqisë, por sipas Muçajt në këto kushte duhet një organizim i mirëfilltë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?