Qëndro në shtëpi! Nga 16 marsi, Policia e Shtetit ka gjobitur 2088 qytetarë

Policia e Shtetit ka gjobitur 2088″>2088 qytetarë dhe biznese për shkelje të masave kufizuese kundër COVID 19 gjatë periudhës 16-31 mars 2020.

Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Lleshaj nënvizon se çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente!

SHKARKO APP