Qëndroi 8 orë para SPAK-ut, ish-ministri Beqaj: Brenda çantës së zezë kam…
Më shumë se 8 orë qëndroi këtë të hënë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj brenda ambienteve të SPAK-ut, ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.
Në një pononcim për gazetarët, ai tha se nuk i druhet përgjegjësisë penale.
”Jam thirrur në cilësinë e çështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”.
Po ashtu ish-ministri dha një përgjigje edhe për çantën e zezë, duke thënë se kishte materiale pune.