“Qëndroni në shtëpi!”: Deputeti “i pabindur” i PS fotografohet në rrugë
Për tre ditë Shqipëria do të jetë në “shtetrrethim” me shpresën që impakti i Covid-19 në vendin tonë të mos jetë aq i madh sa në Itali apo vende të tjera.
Qarkullimi i makinave është ndaluar në shumë qytete, veç rasteve të autorizuara si autoambulancat, automjetet që furnizojnë marketet me mallra apo edhe makinat e akredituara të gazetarëve.
Ndër të tjera qytetarëve u është kërkuar gjithashtu që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të shmangin vendet e populluara. Gjithsesi gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar drejtuesit e makinave që i kanë thyer rregullat dhe për këtë janë vënë gjoba në qytete të ndryshme të vendit.
Mes të “pabindurve” që ka dalë dje në rrugë e ndërkohë që këshillohej me force qendrimi në shtëpi ishte edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi i cili është fotografuar në një rrugë të kryeqytetit.
Si duket deputeti nuk e ka parë të arsyeshme të qëndronte në shtëpi, por të paktën ka dalë në këmbë dhe jo me automjet.
/abcnews.al/