“Qëndroni në shtëpi, do i merrni pagat”- Rama ironizon propozimet e opozitës: Përralla

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe paketën e opozitës, duke thënë se po shfrytëzon çdo situatë për të ngatërruar punët e gjithë dynjasë.

Për Ramën, opozita s’ka asnjë punë dhe shfrytëzon situatat e vështira për të ofruar ato që ai i quajti “përralla”.

“S’kemi asnjë problem të marrim parasysh propozimet ngado që të vijnë, lëre pastaj të opozitës

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita nuk ka asnjë punë tjetër normalisht, dhe kjo opozita jonë e ka për zakon që dhe atë punë që ka të mos e bëjë, por mundësisht të ngatërrojë punët e gjithë dynjasë duke shfrytëzuar situatat e vështira si kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po shfrytëzon dhe luftët si kjo në mënyrën instiktive për të ofruar përralla, por ne do bëjmë të gjithë gjërat e duhura, do bëjmë ato që kemi mundësi, si ato që kanë vendet e mëdha dhe të vogla”, ka thënë Rama.

Më tej kryeministri ka siguruar qytetarët që nuk kanë mundësi të shkojnë në punë se do e marrin pagën mujore.

“Ju qëndroni në shtëpi dhe do merrni pagën sikur keni shkuar në punë”, tha Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?