Qentë e rrezikshëm Pit Bull, 84-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike. Qytetarët duhet të vetëmbrohen

Në Shqipërinë tonë, ndodh që një qen i konsideruar i rrezikshëm lejohen jo vetëm të qarkullojnë pa asnjë maskë mbrojtëse, por edhe të luajnë në të njëjtin park me fëmijët siç ndodh aktualisht. Bëhet fjalë për qentë të racës Pit Bull. Pre e kësaj race janë kryesisht fëmijët.

Por viktimë ka mbetur edhe 84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga një qen Pitbull, dhe ka ndërruar jetën në spital. I moshuari u sulmua në kokë e trup dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi të moshuarin.

Ky i fundit, banor i komunitetit rom nga Berati, në banesën e marrë me qira mbante 3 qen, njëri prej të cilës rracë e egër Pitbull që sulmoi të moshuarin. Lala i moshës 44 vjeç, u identifikua nga policia si pronari i qenit dhe u arrestua një ditë pas sulmit.

Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit. Derisa ligji të saktësojë përgjegjësitë, apo derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme për të ndaluar qarkullimin e këtyre kafshëve të rrezikshme, qytetarët duhet të vetëmbrohen.

SHKARKO APP