Qentë endacakë paralizojnë gruan në Fier

Kjo është Anila Hoxha 47 vjecarja nga lagjja Sheq i Madh në Fier e cila prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të qenve. Ka qenë ora 06.00 e mëngjesit kur 47 vjeçarja shkonte ne punë e ndërsa është sulmuar nga qëntë të cilët e kanë rëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore.

”Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera”. Bashkëshorti Armando Hoxha, i ndodhur në kushtet që nuk mund të përballojë shpenzimet e familjes apo edhe vizitat e bashkëshortes kërkon mbështetje dhe ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.

Ky nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima ndaj sulmeve të qenve endacakë. Ata kanë qënë dëshmitarë të rasteve kur qënë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problematika e qenve endacak është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli, dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua edhe me vdekjen e 61 vjeçares në Dyshnik të Beratit ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?