Qentë “pushtojnë” Elbasanin, qytetarët: Jemi të rrezikuar, bashkia ka dështuar
Këto pamje vijnë Elbasani.
Qentë endacakë duket sikur kanë marrë nën zotërim qytetin.
Nuk janë të pakta rastet kur jeta e qytetarëve është vënë në rrezik nga qentë endacakë.
Të shumtë janë ata që kanë rënë pre e sulmeve
“Po edhe trembemi, kafshë është ajo. Nuk duhet lënë rrugëve se kafshë është. Mua më ka rënë dy herë rasti që ka qenë i shoqëruar, por jo i lidhur dhe më është hedhur mbrapa,” thotë një i moshuar.
“Na trembin. Gocën para 3 ditësh e kafshoi në këmbë,” thotë një e moshuar tjetër.
Kërcënim për këmbësorët dhe rrezik për përhapjen e infeksioneve.
“Më ka kafshuar dhe mua një qen edhe kam bërë tetanozin,” thotë banorja.
Banorët e Elbasanit e cilësojnë situatën dështim të bashkisë.
“Duhet t’i gjendet vendi siç ja ka gjetur bota, ne nuk duhet të bëjmë ndonjë shpikje, se s’jemi për shpikje ne. Duhet të bëjmë atë që bëjnë të tjerët, por se bëjnë,” thotë qytetari.
“Na frikësojnë se nuk i kemi besim,” thotë qytetarja.
Rreth dy vite më parë Bashkia e Elbasanit ngriti një strehë për të grumbulluar e trajtuar qentë endacakë, por projekti duket se ka dështuar duke u lënë kontrollin e qytetit.