Qershori e gjen të mbushur me plazhistë Shëngjinin

Pushues të shumtë, pjesa më e madhe e tyre nga Kosova, kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit për të pushuar.

Ata thonë për ABC News se janë të kënaqur me kushtet, por duhet të ishte bërë akoma më shumë punë për pastërtinë përgjatë vijës bregdetare.

Shëngjini ka nisur të frekuentohet masivisht nga pushuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fluksi i lartë i qytetarëve që i drejtohen kësaj zone turistike vihet re që në rrugen hyrëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk janë vetëm pushues ditor, por ka edhe nga ata të cilët janë akomoduar për të kaluar pushimet verore. Per ta  Shëngjini i ka përmbushur pritshmeritë.

“Është shumë mirë, që nga pastërtia, ambjenti”.

“Mua më pëlqen shumë Shëngjini”

Problem mbetet vetëm pastërtia e cila nuk është në nivelin e duhur.

“Pastërtia të jetë në nivel më të madh”

Shëngjini është më i preferuari për shtetasit nga Kosova. Ndërsa bashkia Lezhë premton se do të ketë më tepër vëmendje ndaj kësaj zone turistike për të ofruar shërbime gjate sezonit të verës.

Qershori e gjen të mbushur me plazhistë Shëngjinin | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?