“Qeveri e drogës”, Rama pritet me protesta në Lushnje

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Lushnjë sot. Ndërsa ndodhej për turin e llogaridhënies publike, qytetarë të Lushnjës dhe të rinj të FRPD-së me pankarta në duar i janë afruar kinoteatrit por nuk janë lejuar nga policia.

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”, ishin disa prej parullave dhe thirrjeve të qytetarëve që kanë ndaluar 100 metër larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Javës së kaluar në turin e llogaridhënies të kryeministri pati protesta edhe në Elbasan, Cërrik e Belsh, ndërkohë që protesta ka pasur çdo ditë nga FRPD edhe në Tiranë pranë zyrës së ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Qeveri mafioze, Rama ik”, kryeministri pritet me protesta edhe në Lushnjë, ndërhyn policia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?