“Qeveri moj hallemadhe”, gazetari zbulon gafën e paparë me firmën e Ramës: Fiks si Fadil Hasa i ndjerë 7 kamiona me 8 bataliona

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument të firmosur nga ana e qeverisë Rama, për ndarjen e familjeve dhe si do të përfitojnë ato pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ajo që vihet re në dokument është ndarja e familjeve që kanë dy anëtarë, në dy kategori, dhe në ato që përfitojnë banesë deri në 60 metra katrorë, dhe në ato që përfitojnë deri në 80 metër.

Siç shihet dhe në foton e publikuar nga Tomorri dokumenti mban edhe firmën e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i gazetarit:

Qeveri moj hallemadhe

Shikoni pak si e kane bere ndarjen e familjeve dhe siperfaqen e apartamentit qe perfitojne. Shkence, shkence.

Ne rreshtin e pare thone: familjet deri ne 2 anetare perfitojne banese 45-60 meter katrore.
Ne rreshtin e dyte thone: familjet nga 2 deri ne 4 anetare perfitojne 75-80 meter.

Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anetare ku i fusni, tek rreshti i pare apo tek rreshti i dyte? Apo tek te dyja? 

Fiks si Fadil Hasa i ndjere 7 kamiona me 8 bataliona.

Ky eshte vendim qeverie. I votuar nga 15 burra dhe gra ministra dhe i firmosur nga kryeministri i vendit. Ta besh kete lloj gabimi ne klase te pare, te ngel mesuesi.

Qeveri moj hallemadhe. 

SHKARKO APP