Qeveria 400 mln lekë fond inovacioni, bizneset që përfitojnë

 

Qeveria ka vendosur me një VKM krijimin e Fondit të Inovacionit, me vlerë të përgjithshme 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 3 (tre) vjet, për periudhën 2015-2017. Fondi i krijuar fillon të zbatohet në vitin 2015 me këtë shtrirje kohore dhe sipas vlerave të mëposhtme:

  1. a) Për vitin 2015, vlera e fondit të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
  2. b) Për vitin 2016, vlera e fondit të jetë 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë.
  3. c) Për vitin 2017, vlera e fondit të jetë 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë.
  4. Fondi i Inovacionit, përveç fondeve nga buxheti i shtetit të parashikuara si më sipër, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare.
  5. Fondi i Inovacionit u jep ndihmë, në formë granti të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, deri në 400 000 (katërqind mijë) lekë. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti/tët, skema mbulon 50% të kostove të pranueshme dhe të miratuara, brenda kufirit të lartpërmendur. Përfitimi i ndërmarrjeve nga mbështetja e programeve apo projekteve për mbulimin e 50% të shpenzimeve të tjera të projektit, që nuk mbulohen nga Fondi i Inovacionit, duke përdorur fonde nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare, nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga Fondi i Inovacionit për të njëjtin projekt.
  6. Në kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshihen kostot për:
  7. a) auditim të kapacitetit inovativ dhe teknologjik që synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante vlerësimin për nivelin ekzistues të teknologjisë dhe mundësitë për rinovimin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi;
  8. b) ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante të identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin;
  9. c) pjesëmarrje në panaire inovacioni/teknologjie/RDI dhe të ngjashme;

ç) promovim në lidhje me inovacione të ndërmarrjes;

  1. d) kostot e licencave (software ose hardware) ose patentave.
  2. Përfitojnë nga Fondi i Inovacionit ndërmarrjet, që plotësojnë, veçanërisht, kushtet e mëposhtme:
  3. a) Janë biznese, të klasifikuara si mikro, të vogla apo të mesme, sipas ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, të ndryshuar.
  4. b) Kanë selinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
  5. c) Prodhojnë në Shqipëri produkte dhe/apo ofrojnë shërbime, të cilat tregtohen brenda dhe/apo jashtë vendit.
  6. Pagesa e subvencionit bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund të përfundimit të projektit, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera.

SHKARKO APP