Qeveria arrin marrëveshjen për vaksinën kineze, por përmes Turqisë
Pas marrjes si dhuratë e vaksinave ruse nga Arabia Saudite, fillimisht të refuzuara nga qeveria ”Rama 2”, këtë herë do të marrin vaksinat kineze, por përmes Turqisë.
Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për vaksinën kineze Coronavac, e krijuar nga kompania Sinovac. Blerja e vaksinave nuk është bërë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.
Kjo kontratë është hartuar në të njëjtën mënyrë si me vaksinat nga kompania Pfizer, pasi është saknsionuar ruajta e sekretetit tregtar, pa bërë publike të dhëna mbi sasinë dhe çmimin me të cilin është blerë.
VENDIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1-Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science CoLtd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2-Marrëveshja për furnizimin ndërmjetMinistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
3-Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4-Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret A.Ş.,sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2
Efektet financiare Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.