“Qeveria braktis qytetarët edhe në morg”, Spahia reagon për skandalin e zhdukjes 70 ditë të të moshuarit në spitale

“Qeveria braktis qytetarët edhe në morg”, deklaron Bardh Spahia i cili reagoi sot për skandalin e zhdukjes 70 ditë të të moshuarit në spitale.

Ai tha se shëndetësia eshte  dështimi i madh i Edi Ramēs, duke shtuar se kjo qeveri çnjerëzore ka kapur fundin.

DEKLARATA E PLOTE E BARDH SPAHISE

Si mijëra shqiptarë të tjerë që kanë ndjekur skandalin e denoncuar nga emisioni investigativ Boom i Ora Neës, jam shumë i revoltuar me padrejtësinë që qendron në themelet e keqqeverisjes së Edi Ramës. Është një rast i paprecedentë, që tregon se në këto 8 vjet Edi Rama ka ngritur një sistem që i ndan njerëzit në qytetarë të dorës së parë e të dorës së dytë!

Për të gjithë ne, është e paimagjinueshme, është e dhimbshme, është revoltuese që të shohësh dikë që kërkon babanë dhe nuk e gjen në asnjë spital.

Për ata që nuk kanë parur mundësi ta ndjekin këtë investigim, po e shpjegoj me pak fjali. Në 27 dhjetor që qytetare nga Vlora shtrin babanë në spitalin e Vlorës. Më pas dokumentat tregojnë që babanë ia kanë nisur në Tiranë me urgjencë, por nga spitali i Vlorës, për 10 ditë e më shumë nuk e kanë lajmëruar aspak familjen, madje kanë marrë dhe ushqimin e të sëmurit që ndodhej në Tiranë. Pasi e bija është informuar se i ati është në Tiranë, e ka kërkuar atje, por në spital nuk ekzistonte askush. E paimangjinueshme. I ati i kishte bdekur që në datën 6 janar dhe vajza e ka kërkuar për 70 ditë, sa në Tiranë, sa në Vlorë, ku madje edhe e kanë keqtrajtuar nga ana njerëzore me një komunikim të padenjë. Pra, një sistem i kalbur, i dështuar, i mbushur me militantë partie që nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Vajza e gjeti të atin në morg, pas 70 ditësh, vetëm pasi familja bëri denoncimin në media dhe ujrat e ndenjura të pushtetit, nisën të vinin erë.

Është një histori që na ka lënë të gjithëve pa fjalë dhe të shokuar. Si mundet që në sistemin shëndetësor një njeri të trajtohet kaq pa respekt dhe dinjitet?

Si ka mundësi që Ogerta Manstirliu dhe Edi Rama heshtin për këtë makabritet, të shfaqur para nesh me zë dhe me figurë?

Ministrja e Shëndetësiëë sot duhet të dilte e të kërkonte ndjesë, jo të kërkonte koka turku sa nga Tirana në Vlorë. Një njeri me kurajo, duhet të jepte sot vetë dorëheqjen, pasi t’u kërkonte ndjesë shqiptarëve. Ogerta Manstirliu nuk mund ta bëjë këte, sepse, bashkë me Edi Ramën janë përgjegjësit kryesorë që shëndetësia ka degraduar në pikën, kur njeriu vdes në spital, mbahet në morg 70 ditë pa lajmëruar familjen, ndërsa familjarët sillen rrotull duke e kërkuar spitaleve të Shqipërisë

Kjo gjendje skandaloze duhet të marrë fund! Ne duhet t’i japim fund me votë. Janë të tilla histori, jo kaq të rënda, por kaq revoltuese, që njerëzit i përjetojnë përditë në Shkodër, në Tiranë, kudo dhe duan që kjo të ndryshojë.

Na duhet ta sjellim ndryshimin me votë për të patur një qeveri me fytyrë njerëzore, që i trajton qytetarët me respekt dhe dinjtet.

SHKARKO APP