Qeveria: Bukë nuk ka! Hani vetëm VAKSINA!

-Vaksinimi duhej të kishte nisur që para tre apo katër muajsh e jo të lihej tani për kohë fushate për vota, duke luajtur me jetët e qytetarëve.

-Kryeministri nuk po bën fushatë elektorale, por vetëm fushatë vaksinimi, e cila duhet të jetë një procedurë normale për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, ku çdo qeveri në botë e ka detyrim kushtetues ta kryejë, kurse në Shqipëri është kthyer në standardin më të shëmtuar politikë “një vaksinë- një votë”. Kryeministri Edi Rama që prej ditës që kur nisi fushata nuk flet për ekonominë, për varfërinë, për pensionet, papunësinë, krimin, etj, por vetëm bërtet për vaksinën kineze, ndërkohë që qeveria bëri për vete vaksinën europiane.

Partia Socialiste nuk po bën fushatë elektorale, por vetëm fushatë vaksinimi. Një procedurë normale për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, që çdo qeveri në botë e ka detyrim kushtetues ta kryejë, kurse në Shqipëri është kthyer në standardin më të shëmtuar politikë “një vaksinë- një votë”. Kryeministri Edi Rama që prej ditës që kur nisi fushata që nuk flet për ekonominë, për mirëqënien, për pensionet, papunësinë, krimin, etj, por vetëm bërtet për vaksinën kineze, ndërkohë që qeveria bëri vaksinën europiane. Qytetarët duan të dinë se cilat janë projektet që kjo qeveri bëri në tetë vite, Edi Rama thotë solla vaksinën. Pensionistët  duan të dinë se përse nuk u rritën pensionet dhe ilaçet që sot i blejnë më shtrenjtë se më parë, por Edi Rama u thotë se “jam më i miri se solla vaksinën”. Njerëzit pyesin se ku janë investimet në ekonomi dhe rritja e pagave, kryeministri thotë “rrita dozat e vaksinave”. Organizatat ndërkombëtare tregojnë me gisht Shqipërinë si vend të korruptuar dhe me një qeveri që prodhon ligje për oligarkët dhe me vjedhje sistematike të buxhetit, kryeministri thotë se “blemë vaksina në kohë rekord”. Zyrtarë të BE thonë se demokracia, shteti i së drejtës dhe politika e jashtme e Shqipërisë po shkon drejt Turisë dhe Lindjes, Edi Rama thotë “vaksinat i morëm te Erdogani”.  Mijëra prindër ankohen për keqeverisjen që po i çon fëmijët e tyre në kurbet si 100 vite më parë, kryeministri u përgjigjet “solla vaksinën”. Qytetarët ankohen për pagat e ulëta dhe faktin se të ardhurat nuk u dalin për të ngrënë bukë, kryeministri duket sikur u thotë “hani vaksinën”. Në çdo fushatë elektorale qeveria dhe opozita japin alternativa sesi do të jetë Shqipëria e katër viteve më pas, ndërkohë deri më sot Edi Rama ka vetëm fjalën “solla vaksinën”. Ndërkohë njerëzit nuk ushqehen me vaksina edhe pse  ato janë të domosdoshme në situatën e pandemisë. Gjithë bilanci i qeverisë nuk mund të mbyllet në një shiringë dhe t’i injektohet si propagandë qytetarëve vetëm te çështja e vaksinave. Vaksinimi nuk është arritje e qeverisë dhe as meritë e Edi Ramës, por një procedurë që kushdo qeveri duhet dhe do ta kryejë me çdo kusht dhe me çdo çmim. Mënyra sesi ky proces nisi dhe po vazhdon në Shqipëri është vetëm pjesë e shoë-t qeveritar. Përderisa qeveria mori vaksinat ruse dhe kineze, këtë gjë mund ta kishte bërë shumë kohë më parë, që në momentin që e nisi Serbia dhe shtete të tjera. Nuk është normale që kryeministri u thotë në muajin janar qytetarëve se nuk marrim vaksina ruse dhe kineze sepse nuk janë të sigurta dhe në mars nënshkruan kontrata për pranimin e tyre. Nga janari deri në mars asgjë nuk ka ndryshuar në sigurinë e këtyre vaksinave. Sipas institucioneve mjekësore të SHBA dhe BE  këto vaksina janë po aq të pasigurta sa më parë dhe asgjë nuk ka ndodhur në të dhënat e tyre. E vetmja gjë që ka ndodhur te ne është se Shqipëria hyri në fushatë elektorale dhe kryeministri llogariti që çdo kontratë me kompaninë që do i merrte nga Rusia dhe Kina të përkonte me fushatën elektorale. Ajo që është kriminale në këtë proces është se çdo detaj për vaksinimin nuk ka pasur parasysh shëndetin e qytetarëve, por vetëm fushatën e PS dhe propagandën. Ditën e parë që nisi fushata Edi Rama u kthye nga Turqia dhe tha se mori vaksinat kineze, një ngjarje e kurdisur fiks për të rritur kuotat në sondazhet e paguara.

Modeli politik i fushatës që po bën PS “një votë një vaksinë” është një turp për këtë forcë politike. Nëse vërtetë kësaj qeverie do t’i kishte interesuar shëndeti i qytetarëve vaksina do të ishin sjellë kohë më parë dhe jo sot për ti shpërndarë Edi Rama në çdo qytet ku bën takim elektoral.

Ndaj opozita duhet ta diskretitojë këtë propogandaë të qeverisë.

Mili Xhani

 

SHKARKO APP