Qeveria dështon, nuk realizon projektin për finalizimin e by passit të Shkodrës

Ishte premtuar që 2019-ta, do të ishte viti i fundit i punimeve në një vepër madhore që për shkodranët më shumë është kthyer në një telenovelë me seri, sesa një projekt ambicioz.

Por sërish qeveria shqiptare dhe drejtëpërdrejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka dështuar në objektivin e saj për ta finalizuar by pass-in e Shkodrës këtë vit.

Investimi që u nis nga qeveria Berisha të mbronte qytetin nga përmbytjet, u transferua në një rrugë lidhese nga qeveria Rama, që nuk po di të shohë fundin.

Nëse punimet nisin sot, ky projekt gjysmak i mbetur rrugëve, do të kërkojë sëpaku 6 muaj të tjera që të përmbyllet, pa përmendur këtu që banorët e zonës së Dobraçit ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tokës që shteti u mori për trasenë e rrugës.

Ata kanë protestuar disa herë, por zgjidhja ka munguar deri më tani.

Në Bashki askush nuk pranon të komentojë për fatin e kësaj vepre, që punimet i janë besuar autoritetit rrugor shqiptar, që sëbashku me firmat e kontraktuara është zhdukur prej muajsh nga terreni.

Përveç lidhjes me rrugën nacionale Shkodër – Han i Hotit, në hyrje të qytetit, by pass-i krijon ngërçin më të madh, pasi duhet që të prishet garazhi i godinës së re të Gjykatës së Apelit, që bllokon vijimin e rrugës.

Me ndryshimet që dikton buxheti i 2020, si pasojë e termetit të 26 nëntorit, kjo vepër rrezikon të mos përmbyllet as vitin e ardhshëm, megjithëse Ministria e Financave ka mohuar një fakt të tillë.

Ora News - Qeveria dështon, nuk realizon për finalizimin e by passit të Shkodrës

/Ora News

SHKARKO APP