Qeveria do mbajë ”peng” diplomat, studentet flasin të revoltuara: Ne paguajmë çdo shpenzim vetë

Eksodi i ri i rinisë shqiptare, është një nga pikat e dobëta të qeverisë. Dy studente të cilat synojnë të ikin jashtë vendit pasi të mbarojnë studimet, shprehën se është e padrejtë ti mbahen diplomat, pasi të gjitha studimet i kanë kryer me shpenzimet e tyre dha pa ndihmën e shtetit.

“Sa i përket deklaratës së Kryeministrit për ti mbajtur diplomat tre vite, studentët janë revoltuar shumë se kostot i kanë hequr vetë me ndihmën e familjes dhe jo të shtetit. Këto janë tre vite minus, janë shkatërrim planesh.

Ne mund të ikim jashtë ato tre vite të punojmë një punë tjetër dhe jo në profesion derisa të mund të marrim diplomen. Këto janë para që studentët ia kërkojnë familjes, se edhe mund të punojmë por me atë pagë nuk ia dalim për shpenzime, madje as për të ngrënë bukë”,-thanë në emisionin ”Goca dhe Gra”.

SHKARKO APP