Qeveria, dy standarde për lojrat e fatit, Kadiu: Kë të besojmë?
Kuvendi ka miratuar me vetëm votat e maxhorancës ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, sipas të cilit më 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha pikat e basteve, kazinotë elektronike si dhe bastet online.
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ngre shqetësimin e përdorimit të dy standardeve nga Ministria e drejtuar nga Ahmetaj, lidhur me numrin e lojërave të fatit dhe numrin e të punësuarve.
Ajo thekson se ministria dhe komisioni i ekonomisë në Kuvend duhet të vendosin njëherë e mirë nëse shifrat që deklarojnë institucionet shtetërore janë reale apo fiktive.
Ja postimi i plote i deputetes Kadiu
“Analiza me dy standarde e numrit të regjistruar të lojërave të fatit dhe numrit të regjistruar të të punësuarve. Ministria e Financave dhe komisioni i ekonomisë duhet të vendosin nëse numrat që deklarojnë institucionet shtetërore janë reale apo fiktive se e lodhët këtë popull. Perse për lojërat e fatit nuk tregoni të njëjtën hipotezë si numri i të punësuarve??”, shkruan Kadiu.
KOHA JONË SONDAZH

