“Qeveria e krimit”, Rama fsheh fytyrën kur sheh banderolën e opozitës (FOTO)

“Shqipëria si gjithë Europa. Jo Qeveri e krimit dhe drogës”.

Kjo është banderola që deputetët e PD-së, kanë shpalosur para kryeministrit Rama, në seancën e sotme të Kuvendit, pak para se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të nderpriste seancen e ndërkohë që opozita mbante të bllokuar foltoren.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kushtetuta ka rënë dhe se nga salla e Kuvendit po imponohet një teatër kukullash.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E gjitha kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj maxhorance e kësaj qeverie të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike. Nuk është ky skenar i turpshëm, teatër kukullash që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, Kodi Penal ka rënë, Kodi i Procedurës Penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji i famshëm i vetingut të policisë ka rënë për sa kohë në ato karrige janë të ulur Fatmir Xhafa dhe Edi Rama që janë zbuluar para mbarë shqiptarëve e mbarë botës si hartuesit e zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetuese”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?