Qeveria e re e Italisë, Conte me 18 ministrat betohet sot te Mattarella
Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella sot ne oren 16:00. Gjithcka gati pas marreveshjes se arritir nje dite me pare për ndarjen e ministrive më të rëndësishme të qeverisë “Lega Nord” dhe “5 yjeve”, ku Giuseppe Conte konfirmohet si kryeministër i Italisë.
Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.
Një shënim i përbashkët i nënshkruar nga Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio të enjten në mbrëmje, në fund të një dite të re negociatash, sqaron rëndësinë politike të ditës.
Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale. Nderkohe qe kabineti ka 18 ministra, 5 prej të cilave janë femra.
Ekonomisti, Paolo Savona do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria.
Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti.
KOHA JONË SONDAZH

