Qeveria e re, Islami: Kanë frikë mos u ndodh si në Afganistan
”Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”. Kështu shprehet ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami.
Ai thotl edhe se të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Sipas ish-ministrit, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.
“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi”, tha Islami për ”A2cnn”.