Qeveria ende pa vendim për hidrocentralet në lumin Shalë

Ndryshe nga Osumi ku qeveria e dha përgjigjen përfundimtare për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë pasuri natyrore, në Shkoder ende mbetet në pikëpyetje kjo gjë.

Zv/kryeministrja Senida Mesi e pyetur rreth shkresave të bashkisë Shkoder kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin e Shalës, tha se aktualisht po rishihen lejet e dhëna, por për anulimin e tyre nuk ka ende një vendim.

Prioritare sipas numrit dy të qeverisë do të jenë mbrojtja e natyrës dhe vlerave që kanë këto zona, por nuk përjashtohet mundësia që hidrocentralet të ngrihen, nëse institucionet e varësisë i japin dritën jeshile.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur edhe mbi mbajtjen “peng” të zbardhjes së planit vendor të Shkodrës që 6 muaj më parë kaloj në KKT, numri dy i qeverisë fajësoi bashkinë Shkodër, ndonëse kjo e fundit pretendon të kundërtën dhe madje ka dërguar disa shkresa ne qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesi i bëri këto deklarata ndërsa inspektoj punën në Hipotekën e Shkodrës, ku vlerësoi ritmin e javëve të para në përpunimin e dosjeve aty, me gjithë problematikat e trashëguara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?