“Qeveria fsheh korrupsionin”, ja çfarë paralajmërojnë hakerat e “Drejtësi për Atdheun”
Grupi i hakerave ”homelandjustice.ru” ka nisur të publikojë pasditen e sotme materiale nga e-mail i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë, duke njoftuar në faqen e tyre se është Ministria e Jashtme “zgjedhja e popullit në sondazhe” për t’i bërë publik databazën që e disponojnë pas sulmit kibernetik të ditëve më parë.
Që prej datës 8 në faqen e këtij grupi hakerash, emri i të cilëve do të thotë “Drejtësi për Atdheun” është publikuar një njoftim, ku thuhet se në datë 10, pra ditën e sotme do të bëhen publike materiale me kontent që nxjerr në pah skandale të qeverisë shqiptare.
“E mërkurë: Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë”, thuhet në njoftimin.

KOHA JONË SONDAZH

