Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio për “tirani”

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se "ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit".Fotografi: Daniel Kalker/picture alliance

“Kjo është demokracia”: Ministria e Jashtme gjermane reagoi pas kritikave nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbi klasifikimin e AfD-së si ekstremiste e djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si “tirani të maskuar” në Gjermani vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës duke e klasifikuar AfD-në si parti të konfirmuar ekstremiste të krahut të djathtë. “Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të shërbimit të inteligjencës kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën,” shkroi Rubio të premten në shërbimin online X. “Kjo nuk është demokraci – kjo është tirani e maskuar,” vazhdoi ai. Nuk është AfD ajo që është vërtet ekstremiste, por politika e imigracionit që partia e refuzon. “Gjermania duhet të ndryshojë kursin e saj”, ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio e kritikoi si “tirani të maskuar” në Gjermani vendimin që mori Zyra Federale për Mbrojtjen e KushtetutësFotografi: Aaron Schwartz/Sipa USA/picture alliance

Ministria e Jashtme në Berlin i është përgjigjur më pas postimit të Rubios, duke deklaruar se “kjo është demokracia”. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin thuhet, se “ky vendim është rezultat i një hetimi të plotë dhe të pavarur për të mbrojtur Kushtetutën tonë dhe sundimin e ligjit”. Fjala e fundit do t’u lihet “gjykatave të pavarura”, shpjegoi Ministria e Jashtme. “Ne kemi mësuar nga historia jonë se ekstremizmi i krahut të djathtë duhet të ndalet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

J.D. Vance dhe Musk komentojnë klasifikimin e AfD si ektremiste të djathtë
Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump është e afërt me AfD. Bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, mori mbështetje gjatë fushatës elektorale në Gjermani për zgjedhjet e 23 shkurtit nga këshilltari i Trump, Elon Musk dhe nënpresidenti amerikan JD Vance.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas reagimit nga Rubio të premten, reagime ka pasur edhe nga zëvendëpresidenti amerikan, J.D Vance dhe miliarderi, Elon Musk për klasifikimin e AfD si ekstremiste të djathtë. Vance shkroi në X se AfD është “partia më popullore” në Gjermani. Tani “burokratët po përpiqen ta shkatërrojnë”.

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance shkroi në X se AfD është “partia më popullore” në GjermaniFotografi: Jeff Kowalsky/AFP

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, i cili gjithashtu punon për qeverinë e presidentit populist të krahut të djathtë të SHBA, Donald Trump e komentoi po ashtu vendimin. Në X ai shkroi se “ndalimi i AfD, partia më popullore në Gjermani, do të ishte një sulm ekstrem ndaj demokracisë”. Musk e promovoi vazhdimisht AfD-në përpara zgjedhjeve federale. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e ka klasifikuar AfD-në si “të sigurt ekstremiste të krahut të djathtë” që nga e premtja. Arsyeja është “karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, tha Zyra Federale në Këln. Më parë, AfD në tërësi ishte klasifikuar vetëm si rast i dyshuar.

DW/ la/ag

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?