Qeveria greke jep lajmin për emigrantët shqiptarë, shtyhen lejet e qëndrimit. Kategoritë që përfitojnë

Shtyhen deri në 31 dhjetor 2021 lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi. Për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19, rezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.

Ministrisë së Emigracionit të Greqisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e qeverisë për shtyrjen e lejeve të qëndrimit.

Po kështu shtyhen vërtetimet “blu” për rinovimin e lejeve të qëndrimit. Shërbimet e emigracionit grek funksionojnë vetëm me takime elektronike për raste të jashtëzakonshme, thuajse një vit, çfarë ka shkaktuar probleme madhore në një sërë procedurash rutinë për komunitetin emigrant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoritë që përfitojnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit
Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara. Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021. Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?