Qeveria greke nga sot mbyll bankat për 7 ditë

Ajo që i frikësoheshin të gjithë u bë realitet: Që nga sot (e hënë 29 qershor) bankat greke të nvielit të dytë do të qendrojnë të mbyllura, të paktën deri më 5 korrik, kur pritet të mbahet edhe referendumi popullor me të cilin helenët do të vendosin të pranojnë apo jo propozimet e forta të kreditorëve ndërkombëtarë në këmbim të ndihmës financiare.

Dhe në prag të këtij vendimi të Këshillit të Stabilitetit Bankar për të mbajtur të mbyllur deri të dielën bankat ka shumë pasiguri mbi reagimin në tregje financiare.  Nuk përjashtohet mundësia që të ketë shock mbi tregjet financiare, por në çdo rast do të jenë të kufizuara, dhe në çdo rast BQE i ka instrumentet për tiu kundërvënë”   ka thënë ministri italian i Ekonomisë për Tg 1.  Për momentin në pritje të hapjes së bursave europiane, pasoja e parë ndihet në tregjet aziatike

SHKARKO APP