Qeveria hedh poshtë dyshimet për misionin e helikopteri të rrëzuar

Në media dhe nga politikanë të opozitës ka pasur deklarata dhe dyshime për rrëzimin e helikopterit në Shkodër. Ish-kryeministri Berisha ka postuar ne adresen e tij ne facebook këtë akuzë:

Sali Berisha: Shkodra zien dhe gumezhin per rrezimin e helikopterit! Qeveria perpiqet te fshehe shkaqet dhe rrethanat?!?!

Te dashur miq, helikopteri qe u rrezua dhe ra dje ne liqenin e Shkodres, ne te cilin humben jeten dy pilotet, duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje krim te shemtuar shteteror. Qeveria po ben gjithćka per te fshehur shkakun e vertet dhe rrethanat e rrezimit te helikopterit, pra per ti mbuluar me heshtje dhe per ti lene ato ne fund te liqenit..
Gazetari Elvis Nabolli qe jep kete lajm ne FB e tij, kercenohet me jete dhe detyrohet te heqe statusin nga FB. Neo-bllokmeni Ilir Beqja kercenon fizikisht gazetarin e Zerit te Amerikes ne spital tek i plagosuri. Nderkohe portali syri.net jep nje video qe tregon se helikopteri eshte ndalur ne nje lendine prane doganes se Hanit te Hotit (mundet per te marre ngarkese?) dhe prej aty eshte nisur per udhetimin fatal.
Ndaj peshkatarve qe arriten te paret ne vendngjarje dhe banoreve te zones po ushtrohet dhune qe te mbyllin gojen. Per te fshehur te verteten, jane konfiskusr edhe celularet e peshkatareve dhe banoreve sepse mund te kene rregjistruar pamje kompromentuese.
Sot urgjent parlamenti duhet te ngreje komisioninin e verifikimit me cdo kusht te ketyre te dhenave tejet tronditese.

I bej thirrje presidentit te Republikes te shfrytezoje te gjithe kompetencat e tij per te verifikuar rrethanat dhe shkakun e kesaj tragjedie! sb”.

Pas deklaratës së Berishës ka ardhur dhe reagimi i Qeverisë. Faqja Transparenca.al deklaron se akuzat e Berishës nuk qëndorjë.

Reagimi i Transparenca.al

Akuza eSali Berishës për helikopterin e Forcave të Armatosura:

Portali syri.net ka publikuar një artikull të shoqëruar me foto e video, në të cilin pretendohet se përpara se të rrëzohej, helikopteri i Forcave të Armatosura është ulur në doganën e Hanit të Hotit. Gjithashtu, i njëjti pretendim ngrihet edhe në reagimin në facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për helikopterin e Forcave të Armatosura:

Lidhur me pretendimet e artikullit të portalit syri.net dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sqarojmë se helikopteri EC 145 me numër anësor 637, në orën në të cilën portali pretendon se është ulur në doganën e Hanit të Hotit, ka qenë në një fluturim të planifikuar në jug të Shqipërisë, fluturim të nisur në orën 09:10 të mëngjesit të ditës së djeshme me itinerarin,  Farkë-Belsh- Gllavë- Tepelenë- Skerficë -Butrint- Ksamil- Sarandë- Llogara- Akerni- Lushnje, e në fund është ulur pa problem në bazën e Farkës.

Ndërkaq, siç është thënë më herët, helikopteri është nisur nga Farka në orën 12:10 dhe po kryente fluturim rutinë stërvitor rikonjicioni, sipas planit të fluturimit të bazës ajrore Farkë, në intenerarin Farkë-Tujan-Qafë Murr-Qafë buall-Shupenzë-Peshkopi-Kukës-Qafë Luzhë-Qafë Valbonë-Vermosh-Rapstarje-Koplik-Shkodër-Farkë.

Helikopteri i shfaqur në videon e portalit syri.net është civil, me përmasa më të mëdha dhe pa shenja dalluese të Forcës së Armatosur. Në këtë video gjithashtu dallohet qartësisht se helikopteri është i pajisur me rrota. Ndërkohë që asnjë helikopter i FA-ve nuk është i pajisur me rrota, por janë të pajisur me sistemin me slitë.

Sa më sipër aludimet e portalit syri.net janë të pavërteta dhe për më tepër dashakeqe. Ftojmë median të distancohet nga abuzimet që nuk ndalen as përpara humbjes së jetës së dy pilotëve të Forcave të Armatosura në krye të detyrës.

 

12928260_582144681946443_8905649228353520626_n12973119_582144608613117_5500944739569095004_o

SHKARKO APP