Qeveria heq masën e pezullimit për 6 universitete private
Në prag të vitit të ri akademik, vijon reduktimi i universiteteve private, për të cilat kryeministri Edi Rama, tha se: “janë kthyer në biznese që prodhojnë diploma pa vlerë”. Ka qenë Ministria e Arsimit e cila ka propozuar heqjen e masës së pezullimit për universitetin Shkolla e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Universitetin “Aldent”, Akademinë Profesionale të Biznesit, Shkollën private të arsimit të lartë “Pavarësia”,“ISSAT” dhe Shkollën e Lartë “Wisdom University”. Pas këtij vendimi universitete janë të lirë të marrin studentë të rinj për këtë vit akademik, gjë e cila iu ndalua me masën e pezullimit.
Më herët qeveria hoqi masën e pezullimit dhe për dy universitete të tjera.