Qeveria i përgjigjet PD-së për vaksinën: Po presim për të zgjedhur më të sigurtën

Qeveria shqiptare i është përgjigjur sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë pasi ky i fundit ngriti shqetësimin se nuk është marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën ndaj Covid-19.

Në një inspektim në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është siguruar vaksina e gripit falas për të gjitha kategoritë në nevojë, ndërsa Bino tha se bota nuk ka zgjedhur një vaksinë të sigurtë, prandaj Shqipëria po pret.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i kërkoi qeverisë që të sigurojë fondet e nevojshme për vaksinën Covid-19. Basha akuzoi qeverinë, se deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për sigurimin e vaksinës. Sipas tij, vaksina po përgatitet në kohë rekord dhe shumë vende të botës e kanë paraporositur apo kanë ndarë fonde të posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?