Qeveria Japoneze, 76 mijë euro për Kukësin
Më datë 29 Tetor, Makoto Ito, Ambasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës, nënshkruan një marrëveshje granti prej 76,100 EUR për blerjen e një automjeti për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve, me qëllim përmirësimin e gjëndjes së mjedisit në Kukës. Fondi u akordua në kuadër të skemës së granteve të qeverisë japoneze të quajtur “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP), e cila mbështet projektet e hartuara për të përmbushur nevojat e ndryshme bazë njerëzore në vendet në zhvillim.
Për shkak të burimeve të kufizuara financiare, Bashkia Kukës nuk ka mundur të blejë automjete të reja të grumbullimit të mbejtjeve, gje që ka ndikuar në cilësinë e shërbimit të pastrimit që u ofruar qytetarëve të saj. Automjetet që ajo disponon aktualisht janë të vjetra, të amortizuara dhe mirëmbajtja e tyre është e vështirë dhe e kushtueshme. Pas reformës administrative-territoriale të vitit 2015 Bashkia Kukës, si çdo bashki tjetër në Shqipëri, po përballet me sfidat e administrimit të një territori më të gjërë, përfshirë këtu edhe sfidën e ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbetjeve në të gjithë territorit të saj. Granti nga qeveria Japoneze do të ndihmojë Bashkinë Kukës të përmirësojë kapacitetet lokale dhe shërbimin e saj të pastrimit.
Në ceremoninë e firmosjes së kontratës së Grantit, Ambasadori Ito konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Japonisë për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Bashkinë e Kukësit, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të mardhënieve midis Bashkisë Kukës dhe Japonisë.
Nga ana e tij Z. Gjici, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë Japoneze, dhe theksoi rëndësinë që ky bashkëpunim ka për Bashkinë e Kukësit, pasi ai adresoi një nevojë urgjente të bashkisë në fushën e mjedisit.