Qeveria jep 5 milionë lekë për familjen e efektivit Saimir Hoxha
Aktualitet E Mërkurë, 29 Shtator 2021 21:01
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot dhënien e ndihmës financiare në shumën 5 milionë lekë për familjen e efektivit të vrarë në krye të detyrës Saimir Hoxha, i cili u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama. Ky vendim ishte paralajmëruar më herët, dje dhe sot paradite, nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Shuma e akorduar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.