Qeveria kërkon deklarimin e adresës së emigrantëve jashtë shtetit

Emigrantët duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit. Vendimi i Këshillit të Ministrave për bërjen të detyrueshme të deklarimit përmes një formulari të posaçëm për këtë qëllim, ndërsa gjithçka do të bëhet përmes e-Albania-s.

Sipas këtij vendimi, në rast se emigrantët e kanë detyrim ligjor deklarimin e adresës së tyre të banimit jashtë shtetit dhe në rast se refuzojnë ta bëjnë atë nuk do të kenë të drejtë vote apo edhe më keq, nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, theksohet në vendim.

Në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.

SHKARKO APP