Qeveria kundër BE-së, Çollaku: PD mbështet pa asnjë rezervë deklaratën e Ramës

Shqipëria për herë të parë nuk ka pranuar të linjëzojë me Bashkimin Europian, qëndrimin për situatën e krijuar në Kosovë dhe procesin e dialogut me Serbinë. Ka qenë pikërisht deklarata e Joseph Borrell që i trajtonte të dyja palët njësoj, çfarë ka sjellë mospajtimin e Tiranës zyrtare, e shprehur kjo në rrugë diplomatike.

Nënkryetari i PD-së së vulës, Kreshnik Çollaku tha se ai dhe partia mbështesin pa hezitim deklaratën e Edi Ramës. ”I kam kërkuar Ramës të tërhiqet nga open Balkan. I kam kërkuar të ndalë raportin e afrimësisë me Vuçiç. Mbi 90% të fjalëve të mia mbi këto dy vite në parlament kanë qenë për kosovën. Për kursin që ka ndjekur Kosova. Sot në këtë ditë do të ishte e papërgjegjshme dhe anti patriotike nga ana jonë të bëjmë bilanc për të nxjerrë përfitime politike. Sot unë mbështes pa asnjë rezerve deklaratën e Ramës për dialogun. Ështe e papranueshme. Ky është qëndrim i PD”, tha ai.

Thirrja e Borrell që si pjesë e deeskalimit duhet të ishte mospërdorimi i forcave speciale në veriun e Kosovës, dhe ndërkohë vetëm pak ditë më vonë aty u vra një efektiv i Policisë nga agresorët serbë në manastirin e Banjskës, e bëjnë deklaratën e Brukselit të mos reflektojë realitetin e ngjarjeve të fundit.

SHKARKO APP