Qeveria liberalizon sistemin e vizave turistike për 8 shtete të huaja

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave zbatimin sërish edhe gjatë këtij viti të një praktike që do të liberalizojë vizat turistike për turistët nga 8 shtete të huaja që duan të vijnë në Shqipëri, duke nisur nga dita e nesërme.

Në vijim të masave mbështetëse për sektorin e turizmit që ka qenë i prekur nga krizat, qeveria ka rinjohur një vendim apo një praktikë që është marrë dhe vitin e kaluar për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende që do e përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turisitke por dhe lejohet aplikimi online.

Kështu i përgjigjemi dhe një kërkese që ka qenë insistuese nga operatorët turistikë dhe bizneset hoteliere kudo se janë klientë potenciale që vijojnë turet e tyre në Shqipëri nga 1 majji, për një kategori dhe që neser e deri në 31 dhjetor të këtij viti që kane qenë një numër i konsiderueshëm turistësh si nga India, Arabia Saudite dhe Katari e kështu me radhë”, tha ministrja Kumbaro.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të Qeverisë është diskutuar dhe që t’i kërkohet Komitetit Teknik të Ekspertëve të vendosë që nga muaji maj të hiqet detyrimi për të treguar green pass në kufi për të hyrë në Shqipëri.

SHKARKO APP