Qeveria mblidhet në Gjirokastër, Rama: Me ndërhyrjet tona, do sjellim më shumë turistë
Kabineti qeveritar ka zhvilluar mbledhjen e radhës në qytetin e Gjirokastrës.
Në orën 16.30, Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.
“Së shpejti fillon by-pass i Tepelenës, por edhe rruga Kardhiq-Delvinë, më në fund bëhet realitet duke nisur nga ky vit. Janë edhe një serë projektesh të tjera në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, por edhe shumë projekte të tjera në shëndetësi, arsim ku do të ndërtohen disa shkolla. Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të ‘100 fshatrave’ me 13 fshatra që janë përzgjedhur. Përsa i përket pikës kritike në qytet të rrëshqitjes së dherave, faktikisht për fat të keq nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por është kapërcyer me studimin e plotë. Ndërhyrja do të bëhet e plotë, ai problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Është një shqetësim real për shumë banorë të zonës”- theksoi kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155823734156523/
Kryeministri Edi Rama, ndër të tjerash do të inspektojë punimet për rivitalizimin e qendrës së qytetit.
Krahas mbledhjes së qeverisë, do të zhvillohet edhe turi i quajtur procesi i llogaridhënies me qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

