Qeveria me shumë zonja, Bushati: Ne kemi parë gra që e quajnë shefin Skënderbe
Për analistin Andi Bushati, nuk është risi që nga 15 ministri që janë në total në qeverinë e re të Edi Ramës, 12 prej tyre kanë ministre gra.
Kryeministri Edi Rama ka në përbërje të tij gra pa karakter, tha ai, duke i cilësuar ministret si ”femra që shërbejnë si stoli” dhe që sipas tij janë në atë detyrë vetëm sepse i ka emëruar kryeminsitri Rama.
“Ne kemi parë në qeverisjen e Rilindjes gra që e quajnë shefin Skënderbe, gra që e quajnë artist i përmasave evropiane”, tha Andi Bushati.