Qeveria merr 500 mln euro borxh
E gjithë vëmendja ishte tek ligji i Teatrit por sot parlamenti miratoi edhe një ligj që ka të bëjë me marrjen borxh. Qeveria do të marrë deri 500 milionë euro borxh duke emetuar eurobond në tregjet financiare ndërkombëtare.
Për t’i hapur rrugë këtij operacioni financiar parlamenti miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrin e Financave që në emër të shtetit shqiptar të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emëtuar në 2015 dhe që maturohej në 2020.
Afati maturimit është 5-10 vjet dhe sipas qeverisë vlerësohet si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim dhe për të zëvendësuar borxhin e marrë po me eurobond në 2015.
Borxhi i ri do të përdoret edhe për të rinovuar eurobondin e mëparshëm. Komisioni i ekonomisë u mblodh me urgjencë gjatë kohë kur paralelisht po zhvillonte punimet dhe parlamenti. Interesi për eurobondin e fundit ishte 5,75% ndërsa për emetimin e ri qeveria është në pritje të ofertave dhe shpreson në interesa më të ulëta.
KOHA JONË SONDAZH

