Qeveria merr vendimin, zgjatet me tre muaj paketa anti-krizë në ndihmë të transportit publik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme është marrë vendimi për shtyrjen me tre muaj të paketës anti-krizë që është në fuqi për transportin publik.

Gjatë një konference për media nga ambientet e jashtme të kryeministrisë, Balluku theksoi se paketa aktuale është fuqi deri në muajin gusht, por ajo do të zgjatet edhe me tre muaj të tjerë.

Sipas saj nga kjo paketë përfitojnë të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik, të cilët nuk do të kenë rritje të biletës.

Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit publik, e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequ 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar.

Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor.

Kjo është një paketë që qeveria e ka projektuar dhe e mban në fuqi edhe për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.

SHKARKO APP