Qeveria miratoi paketën “Anti-KÇK”, ish-zv.ministrja e Brendshme sqaron: Ja kë do të godasë

Me hyrjen sot në fuqi të paketës “Anti-KÇK”, deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea pohoi se ky akt do të bëjë të mundur sekuestrimin e pasurive dhe burimeve të paligjshme.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ish-ministrja e Brendshme, Gjebrea tha se të gjitha këto pasuri që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari të paligjshme, do të hetohen. Po ashtu ajo tha se paketa ‘Anti-KÇK’ do të shqyrtojë dhe ato dosje ku vendimet kanë qenë të padrejta, apo dhe që nuk janë finalizuar.

“Kjo është një paketë që e kemi prezantuar disa kohë më parë. Është akt normativ futet në fuqi menjëherë. Ka të bëjë me intensifikimin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Do sjellë disa ndryshime të domosdoshme ligjore. Në tërësi të ligjit Antimafia, ligjet e pasurive të konfiskuara. Bëhet fjalë për hetimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafiqe të paligjshme, në pjesën e terrorizmit, e kështu me radhë. Ajo që është risi, nuk ka të bëjë vetëm me faktin e atyre personave që janë të akuzuar, por dhe të atyre personave që falë paaftësive, apo korrupsionit, nuk kanë arritur që t’i shkohet deri në fund pasurive të tyre. Kjo paketë do të kalojë në Kuvend dhe ai do të miratojë këto zinxhirë ndryshimesh ligjore, për të bërë të mundur që kjo paketë të funksionojë. Bëhet fjalë për thellim dhe intensifikim të luftës së organizuar. Ne do të nisim nga puna shumë shpejt. Ne jemi të vendosur nga kjo luftë. Çdo person, prokuror apo gjykatës, për shkak të paaftësisë, përfshirjes së tyre në afera korrutoptive, s’kanë arritur që të vënë para drejtësisë, persona që kanë qenë në trafiqe të tilla, do duhet të japin llogari. Asnjë gjë nuk bëhet nëse nuk ka prova. Këtu bëhet fjalë që të kemi argumentim, prova të sakta. Ne jemi një vend i vogël dhe shumë gjera janë të dukshme. Se shihet se vërtetë ka disa gjëra që nuk shkojnë. Kjo nismë do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, i cili në disa raste është i padiskutueshëm. Ligji Anti-KÇK do të riorganizojë dosje që nuk kanë arritur që të finalizohen ose janë mbyllur në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për të provuar nga ana e personave të caktuar atë pasuri që ata kanë, është e ligjshme apo e paligjshme. Të gjitha këto do të jenë në objekt apo i punës së ligjit Anti-KÇK.”, tha Gjebrea.

SHKARKO APP