Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Kontrata: “Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”,  e firmosur në shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka sh.a. u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Me kontratën e firmosur më 5 shkurt 2018 Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.  Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata e koncesionit ka objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”  dhe u firmos atëherë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z.Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” z.Rrok Gjoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?