Qeveria miraton një tjetër zonë për rindërtim

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër zonë të re për zhvillim pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar të zonës 4, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim” thuhet në vendimin e qeverisë. Vendimi është miratuar me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

Si në rastet e mëparshme, Fondi Shqiptar i Zhvillimi është caktuar si zbatues i projektit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike, realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

Në datë 13 shkurt u miratuan dy zona të tjera për zhvillim në Durrës duke e çuar në total në tre numrin. Në 31 Janar ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj deklaroi se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet pas tërmetit tragjik

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?