Qeveria miraton plan veprimi që i dedikohet gruas, ministrja Koçiu: Do të jenë më të përfaqësuara në këto sektorë

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është shprehur se qeveria ka miratuar një plan veprimi në kuadër të zbatimit të rezolutës 1325 që është miratuar dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë.

Koçiu tha se gratë, nëpërmjet zbatimit të këtij plan veprimi, do të kenë mundësinë do të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse

“Qeveria miratoi një vendim shumë i rëndësishëm, që është ai i miratimit të planit të veprimit në kuadër të zbatimit të rezolutës 1325 që është miratuar dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë.

Është një plan veprimi, i cili e çon qeverinë dhe vendin më afër BE-së, me standardet e duhura përsa i përket luftës ndaj pabarazisë gjinore, luftën kundër dhunës dhe rolin që tashmë gruaja duhet të marrë me miratimin e këtij plan veprimi edhe në sektorë që zakonisht ishim mësuar të kishim vetëm burra apo do të dominoheshin nga burrat, siç janë sektorët e sigurisë, mbrojtjes apo misionet paqeruajtëse.

Tashmë, gratë, nëpërmjet zbatimit të këtij plan veprimi, do të kenë mundësinë do të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse”, tha ajo.

SHKARKO APP