“Qeveria mori masa shumë shpejt”, Stojku: Ja çfarë përfshin Gjendja e Fatëkeqësisë Natyrore
Edmond Stojku, anëtar në Komisionin e Shëndetësisë në një intervistë për Fax News foli në lidhje me situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Stojku u shpreh se qeveria tek ne veproi shumë shpejt në lidhje me masat e ndërmarra për parandalimin e virusit.
Po ashtu Stojku deklaroi se gjendja e Fatkeqësisë Natyrore është veprim ligjor që votohet nga parlamenti për ti dhënë qeverisë për të gjitha kufizimet, e lëvizjes, e pronësisë.
“Qeveria veproi vërtetë shumë shpejt, ndërkohë që Italia merrte vendime dhe jo të vepriomnte. E gjitha kjo erdhi dhe për arsyetimin se situata në Italia përjetohej dhe tek ne.
Gjendjen e Emergjëncës mund ta shpallë qeveria, por kur vjen puna për gjendjen e fatkqësisë Natyrore është parlamenti ai që duhet ta votojë këto akte normative dhe të bëhen ligjore.
Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore është veprim ligjor që votohet nga parlamenti për ti dhënë qeverisë për të gjitha kufizimet, e lëvizjes, e pronësisë, ndërsa në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve që ka qeveria jep mundësi që të marrë një paketë masash që janë dhe specifike dhe të domosdoshme për këtë fatkeqësi natyrore.
Në këtë akt normativ qevria ka parashikiar të gjitha levizjet e grupeve jashtë shtetit, blerjen e medikamenteve mjekësore, zonat e grumbullimit që janë karantinat.
Kjo është një situatë e përkohshme. Nëse ne do të jemi seriozë për veten dhe nuk do të shkelim këto masa, atëherë ky koncept do të jetë më i shkurtër se në vende të tjera të Europës.”- tha Stojku.