Qeveria ndryshon ligjin për zgjedhje – “Lirohet” dhënia e pronave publike me qira nga Bashkitë
Më në fund 61 bashkitë në vend do të kenë të drejtë që me shumicë të thjeshtë të Këshillit Bashkiak të japin me qira prona shtetërore për qëllime të zhvillimit ekonomik.
Deri më tani pushteti vendor ka qenë i kufizuar për shkak se kjo procedurë kërkonte 3/5 e votave. Ndryshimi në projektligjin për “Vetëqeverisjen vendore” janë diskutuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore.
Një tjetër ndryshim në draft, lidhet me një shtim kompetence për bashkitë me qëllim dhënien e shërbimeve për diasporën dhe migracionin.
Ndryshimet janë miratuar në komision në parim dhe nën për nen dhe drafti pritet të kalojë edhe në seancë plenare.
/SCAN
KOHA JONË SONDAZH

