Qeveria nuk i ndahet burgu, nga 15 vite e çon në…
Në Shqipëri çdo ditë e më shumë qeveria shton masat ndaj pandemisë së Covid-19. Edhe pse është kritikuar nga të gjithë, përveç PS, personat që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura, do të dënohet me burg por jo 15 vite. Vendimi për zbutjen e dënimeve është marrë sot nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.
Ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. I vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg. Kush thyen rregullat e karantinës, nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërkohë që në propozim e parë parashikohej burg deri në 5 vjet dhe nuk ka qenë opsioni i gjobës. Po kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5.
Kryeministri Edi Rama tha se ashpërsimi i Kodit Penal kundrejt mosrespektimit të masave të sigurisë në periudhën e pandemisë do të kenë afat vetëm për periudhën e pandemisë.